Rreth Nesh

Mirë se vini në faqen e qendrës së kurseve Smart Center, Vlorë!

Smart Center është një zgjidhje ideale për të mësuar gjuhën angleze në ditët e sotme, kur kjo gjuhë po bëhet gjithmonë e më e domosdoshme për të pasur sukses në gjithfarë fushash të jetës.

Në qendrën tonë studenti përbën përparësi. Kjo arrihet duke pasur grupe shumë të vogla ku studenti merr vëmendje maksimale nga mësuesit, pa lënë pas dore punën në grup gjë që zhvillon shumë shprehitë e tij/ saj.

Zhvillimi i njohurive të studentit është shumëplanësh. Bashkë me marrjen e njohurive të shëndosha të anglishtes, studenti njihet me shumë tema aktuale dhe informacion të dobishëm me anë të metodave moderne të mësimdhënies. Po ashtu studentët zhvillojnë njëkohësisht shprehitë e tyre të anglishtes dhe të kompjuterit duke praktikuar një shumëllojshmëri ushtrimesh dhe lojërash gjuhësore në kompjuter, duke e kthyer kështu të nxënit në argëtim.

E gjithë kjo ofrohet nga një staf profesional dhe me çmime shumë konkurruese.

Ju mirëpresim!