Kurset

Kurset e Gjuhës Angleze

inside-outQendra jonë ka kushtet maksimale për mësimin e gjuhës angleze, duke filluar nga metodat bashkëkohore (të vitit 2007-2008) të shoqëruara me Audio CD dhe DVD. Kjo bën që ora e mësimit të jetë tepër ndërvepruese. Ne organizojmë kurse sipas këtyre niveleve:

  1. fillestar
  2. nën-mesatar
  3. mesatar
  4. mbi-mesatar
  5. të avancuar

Çdo libër është i shoqëruar me një CD-Rom (me ushtrime gramatikore, fjalor, video të shkurtra, teste etj) për studentin dhe ne mendojmë se ju ofrojmë diçka që asnjë qendër tjetër në Vlorë nuk ua ofron: mundësinë për të praktikuar ushtrimet e mësimeve në kompjuter. Kështu, zgjidhja e ushtrimeve nuk është më një ‘obobo’, por ajo kthehet në diçka tepër zbavitëse.

Përpos mësimeve të librit, çdo seancë studentët tanë mësojnë një idiomë të re, një shprehje frazeologjike apo proverb dhe kjo bën që ora të jetë e mbushur me larmi, sikurse dhe fjalori i studentëve.

Në mënyrë që studentët të jenë gjithmonë në kontakt me mësimet e zhvilluara dhe përsëritjen e tyre, ata i nënshtrohen shpesh testeve, të cilët janë tërësisht të bazuar mbi njohuritë e marra.

Nëse e gjithë kjo nuk ju mjafton, ne po ju themi edhe një tjetër fakt interesant: herë pas here tek Smart Center janë të pranishëm pedagogë amerikanë, të cilët japin mësim edhe në universitetin ‘Ismail Qemali’. Në këtë mënyrë, praktikimi i anglishtes merr formën e tij të plotë.

Po tani si ju duket?