Anglishtja për fëmijë

IMG_3425

Në Smart Center bën pjesë një staf i dashuruar me fëmijët, brenda dhe jashtë qendrës. Kjo  bën që ne të kemi rezultate maksimale me këtë grupmoshë. Një ndihmesë e madhe në punën tonë cilësore me fëmijë është metoda e mrekullueshme dhe tepër motivuese për ta, e cila është e përbërë nga tre nivele.

Secili nivel është i përbërë nga:

- Libri i Studentit
- Libri i Punës (i ushtrimeve)
- Një CD (përfshihet çdo dialog apo fjalë e re e mësimit)

Kurset e anglishtes për fëmijë organizohen në ambjente komode, plot ngjyra dhe të rrethuar me postera në të cilët rifreskohet fjalori i që fëmijët kanë mësuar. Çdo mësim i ri prezantohet së pari me DVD. Mësimi në DVD fillon duke u prezantuar fjalori i ri i mësimit dhe fëmijët e përsërisin. Pas kësaj fëmijët shikojnë një mini-film vizatimor me personazhet e librit. Dhe më pas vijojnë aktivitetet e shumta që përmban DVD-ja. Duke qënë se ne në Smart Center përpiqemi ta përdorin gjuhën mëmë sa më pak, fëmijëve u kontrollohet fjalori nëpërmjet fletëve me ngjyre (flashcards).

Fëmijët tanë presin me padurim të vijnë në kurs. Kjo sepse ora e mësimit është e mbushur me aktivitete argëtuese si lojra të ndryshme, këngë (në cdo mësim ka 1 këngë), konkurse etj.

Zgjidhni Smart Center për ta bërë anglishten të dashur për fëmijët tuaj!